TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2024, 19:50

Lara Kolturi mes më të mirave në pistën e Kranska Gora, skiatorja shqiptare sërish në zonën e pikëve

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi mes më të mirave në pistën e Kranska Gora,

Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan sot në pistën sllovene të Kranjska Gora, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi, në edicionin e saj të dytë në Kupën e Botës, ku po tregon cilësi të jashtëzakonshme.

Paraqitja e skiatores 17-vjeçare kuqezi ishte e mirë, duke hyrë sërish mes 30 më të mirave pas zbritjes së parë. Ajo dha kohën 59”20 pas zbritjes së parë, ndërsa në të dytën e ndali kronometrin në kohën 54”47.

Kështu, pas dy zbritjeve, ajo dha kohën e përgjithshme 1’53”67, duke u klasifikuar në vendin e 25, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në Kupën e Botës. Deri më tani, ajo ka grumbulluar 58 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 49 në renditjen e përgjithshme.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje