
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme vitin 2024. Aktualisht skuadra e tij, Lilë, po luan ndeshjen e Kupës së Francës ndaj modestëve të Golden Lion. Skuadra e Zhegrovës ka shpërthyer në 45 minuta e para duke arritur një fitore të thellë në shifrat 7-0.
Padyshim që një rol të rëndësishëm në këtë sukses ka edhe sulmuesi kosovar, i cili që në pjesën e parë ka siguruar që të marr topin në shtëpi. Zhegrova ka shënuar 3 gola për Lilën dhe ka dhënë 2 asiste. Të parin 24-vjeçari e shënoi në minutën e 33. Më pas për dy minuta, shënoi edhe dy gola të tjerë, pikërisht në minutat 41 dhe 42.
???????? Goal: Edon Zhegrova | Lille 3-0 Golden Lion pic.twitter.com/IpOCaib6GG
— Follow @footcolic for other goals! (@StephaneCo22376) January 6, 2024
Lini një Përgjigje