TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2024, 16:14

Rastësia e çuditshme për Myrto Uzunin, sulmuesi kuqezi një gol larg rekordit te Granada

Shkruar nga Pamfleti

Rastësia e çuditshme për Myrto Uzunin, sulmuesi kuqezi një

Një rastësi e çuditshme ajo e Myrto Uzunit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në mesjavë në fitoren ndaj Kadizit golin e parë me Granadën për vitin 2024. Por, të njëjtën gjë Uzuni ka bërë edhe në ndeshjen e parë të vitit 2023, po për Granadën.

Ai ka shënuar golin e parë të vitit, në fitoren 1-0 ndaj Kartagjenës. Ndërkohë, një statistikë tjetër për 28- vjeçarin është numri i golave të realizuar në shtëpi për klubin e Granadës. Uzuni është vetëm një gol larg barazimit të El Arabit, i cili kryeson me 24 gola, ndërkohë që Myrto me këtë fanelë që kur ka firmosur, ka shënuar 23 gola në “Los Karmenes” (stadiumi i Granadës).

Teksa mbeten edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, me siguri që ky rekord do të thyhet nga beratasi i Kombëtares shqiptare.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje