
Milot Rashica e ka nisur vitin 2024 me këmbën e mbarë duke u shfaqur menjëherë protagonist me ekipin e Beshiktashit. Në ndeshjen që këta të fundit humbën 1-3 në shtëpi përballë ekipit të Kashimpasha, Rashica asistoi në golin e vetëm të shënuar nga të tijtë.
Skuadra e Beshiktashit ishte në avantazh minimal 0-1, kur sulmuesi shqiptar “shpërtheu” në krahun e majtë duke u futur në zonë dhe duke dhënë një pasim fantastik për Kiliksoi. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë pa probleme.
Në këtë sezon, Rashica numëron dy gola të shënuar dhe një asist me fanelën e Beshiktashit.
Lini një Përgjigje