TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2024, 20:43

Ardian Ismajli titullar ndaj Milanit, trajneri provon qendërmbrojtësin kuqezi në një rol të pazakontë

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli titullar ndaj Milanit, trajneri provon qendërmbrojtësin

Ardian Ismajli mund të kthehet titullar në ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A ku Empoli i tij luan ndaj Milanit. Por jo si zakonisht në qendër të mbrojtjes të skuadrës e cila po lufton për mbijetesën në elitë.

Mediat pranë klubit kanë zbuluar se trajneri Andreacoli, duke parë problemet me dëmtimet e njëpasnjëshme në radhët e skuadrës së tij, ka provuar kohët e fundit Ismajlin në stërvitje si një mbrojtës të majtë. Një rol i pazakontë për futbollistin e Kombëtares kuqezi, i cili zakonisht luan në qendër e me raste dhe në të djathtën e prapavijës.

Megjithatë, për Ismajlin në këto momente çdo minutë është e rëndësishme, pavarësisht pozicionit, duke llogaritur se në javët e fundit ka qenë në stolin e rezervave për skuadrën e Empolit, teksa nuk është preferuar nga trajneri për formacionin titullar.

ardian ismajli qendërmbrojtësi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje