TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2024, 18:31

“Mbylle gojën, kush je ti”? Serxho Ramos shpërthen live ndaj tifozit pas humbjes së Sevijas ndaj Atletik Bilbaos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mbylle gojën, kush je ti”? Serxho Ramos shpërthen live

Një moment aspak normal u krijua gjatë intervistës live të Serxho Ramos, pas disfatës 0-2 që skuadra e tij Sevija regjistroi në shtëpi ndaj Atletik Bilbaos. Kjo ishte humbja e nëntë në 19 javë për skuadrën e Ramosit, që është e pozicionuar në vendin e 16 në renditje, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

I zëmëruar me këtë humbje dhe me situatën që po kalon ekipi, mbrojtësi Serxho Ramos debatoi ashpër me disa tifozë të Sevijas, teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes.

Çfarë po shikon budalla, mbylle gojën! Kush je ti? Respektoni njerëzit që flasin këtu. Duhet të jeni të respektueshëm!”, i’u drejtua Ramos tifozëve, teksa ky moment u bë viral në rrjetet sociale. 

serxho ramos mbrojtësi spanjoll

Lini një Përgjigje