
Tomas Henri gaboi nga penalltia në minutën e 100, në ndeshjen mes Interit dhe Veronës. Teksa rezultati ishte 2-1 për zikaltërit, mysafirët nga Verona, patën rastin e artë për të dërguar shifrat në 2-2, por sulmuesi 29-vjeçar gjeti vetëm shtyllën. Henri, në një postim në Instagram shkruan se për shkak të dështimit nga 11-metërshi, ka marrë kërcënime nga tifozët.
“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqen në jetën tuaj të vogël.
Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist.
Jam krenar që kam mundur të shënoj golin tim të dytë në karrierë në ‘San Siro’ pas dëmtimit të ligamentit. Gjithmonë me kokën lart, gjithmonë përpara”, shkruan Henri.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje