TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2024, 20:39

Sfida hapëse e “EURO 2024” i besohet gjyqtarit të njohur francez, ja arbitri që do të vendosë drejtësi në Gjermani-Skoci

Shkruar nga Pamfleti

Sfida hapëse e “EURO 2024” i besohet gjyqtarit të njohur

Do të jetë gjyqtari i mirënjohur francez, Klement Tërpin, ai që do të vendosë drejtësi, në sfidën hapëse të “EURO 2024”, mes Gjermanisë dhe Skocisë, e cila do të luhet ditën e premte, më 14 Qershor, ora 21, në Mynih.

Do të jetë e gjitha një trup franceze gjykimi, ku Tërpin do të asistohet nga Nicolas Danos dhe Benjamin Pages. Gjyqtar i katërt është zgjedhur François Letexier, ndërkohë në VAR do të jetë Jerôme Brisard.

Sfida hapëse e “EURO 2024” i besohet gjyqtarit të njohur

Eventi hapës i “EURO 2024” pritet të startojë që në orën 17:00 të 14 qershorit, e cila do të vazhdojë deri sa të fillojë ndeshja hapëse.

 

klement tërpin gjyqtari francez gjermani-skoci

Lini një Përgjigje