
Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani foli për “Sky”, nga qendra përgatitore ku po stërviten kuqezinjtë.
"Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian".
Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Trajneri Silvinjo ka krijuar një grup të madh, jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një grup fantastik , shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Evropian”.
Sfidoni Italinë për cilësinë në mes të fushës?
Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”.
E ardhmja?
Jam i fokusuar te Kampionati Europian, do të shohim në fund të kompeticionit”.
Broja?
As ne nuk e dimë të ardhmen e tij, e përsëris jemi të përqendruar tek Europiani. Ai mund të luaj kudo, në çdo skuadër të botës sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha më tej Ramadani.
Lini një Përgjigje