TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2024, 16:58

Ekipi i Serbisë mbërrin në Gjermani nën masa të rrepta sigurie, shqiptarët i bëjnë pritjen e “hidhur” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i Serbisë mbërrin në Gjermani nën masa të rrepta

Thuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në “EURO 2024” janë tashmë në Gjermani, në pritje të nisjes së Europianit që merr jetë pas dy ditësh. Edhe kombëtarja serbe ka mbërritur në kampin e saj stërvitor, ku duket se është në kushte të forta sigurie.

Në Augsburg, qytetin me 350 mijë banorë, ku Serbia ka zgjedhur të qëndrojë, nuk mund të mungonin as shqiptarët. Në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, duket një makinë e cila në sfond kishte vendosur këngë patriotike shqiptare dhe kalon rrugën para hotelit ku ishte ekipi serb.

Në “EURO 2024” Serbia bën pjesë në Grupin C, me Anglinë, Danimarkën dhe Slloveninë.

skuadra e serbisë "euro 2024"

Lini një Përgjigje