TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 12:49

Sërish përplasje mes Kosovës dhe Shqipërisë,  Sylvinho kërkon t’iu rrëmbejë një tjetër lojtarë “Dardanëve”

Shkruar nga Pamfleti

Sërish përplasje mes Kosovës dhe Shqipërisë,

Etnik Brruti është prurja e re e Sylvinhos në kombëtaren shqiptare të futbollit. Kapiteni i Kosovës U-21 vendosi të ndërrojë ngjyrat, megjithatë vendimi i tij nuk u prit mirë tej kufirit, me djaloshin që "u kryqëzua" për vendimin e tij.

Vëllezërit mund të kenë sërish një "grindje" dhe emri i radhës është Arijon Ibrahimovic. Sulmuesi i Lazios prej vitesh është kërkuar nga Kosova, me 19-vjeçarin që nuk ka pranuar dhe ka qenë pjesë e Gjermanisë U-20.

Tanimë në lojë është futur Sylvinho, FSHF dhe... Elseid Hysaj. Mbrojtësi e ka shok skuadre Ibrahimovicin te Lazios dhe ka tentuar 't'i prishë mendjen' që sulmuesi të zgjedhë Shqipërinë. Duke qenë se Ibrahimovic nuk ka luajtur me ekipin A të Gjermanisë, ai mund të vendos se kë kombëtare do dojë të përfaqësojë.

Në pronësinë e Bayern Munich, Arijoni ka qenë pjesë edhe e Frosinone në Serie A, ndërsa prej disa muajsh luan te Lazio, me këta të fundit që kanë të drejtën për ta blerë nga bavarezët në fundin e këtij sezoni. 4 milionë euro është vlera e tij në treg.

Pritet që pas Brrutit, Shqipëria dhe Kosova "të ndahen" edhe për Ibrahimovicin, me sulmuesin që paçka ftesës nga Kosova vijon të refuzojë për të disatën herë.

Lini një Përgjigje