
I pandalshmi Mohamed Salah shënoi dy gola me penallti në fitoren 3-1 të Liverpool ndaj Southampton dhe vazhdon të kryesojë garën për "Këpucën e Artë ", çmimi vjetor që i jepet golashënuesit më të mirë në "Kontinentin e Vjetër".
Sulmuesi egjiptian ka shënuar 27 gola dhe ka 54 pikë.
Pas tij renditet Matteo Reteghi (Atalanta), i cili hapi rezultatin në fitoren e gjerë (4-0) ndaj Juventusit. Më pas janë Harry Kane (Bayern) dhe Robert Lewandowski (Barcelona), të cilët kanë secili nga 21 gola dhe 42 pikë, ndërsa top pesëshen e plotëson Victor Gioceres (Sporting Lisbonës) me 27 gola dhe 40.5 pikë.
Pesë ligat e para në renditjen e UEFA-s kanë koeficientin 2, vendet e renditura nga e 6-ta në të 22-at kanë koeficientin 1.5 dhe pjesa tjetër me koeficientin 1.
Renditja
1. Mohamed Salah Liverpool 54 (27 gola X 2)
2. Matteo Retegi Atalanta 44 (22 gola X 2)
3. Harry Kane Bayern Munich 42 (21 gola X 2)
4. Robert Lewandowski Barcelona 42 (21 gola X 2)
5. Victor Gioqueres Sporting Lisbonës 40.5 (27 gola X 1.5)
6. Ousmane Dembele Paris Saint-Germain 40 (20 gola X 2)
Lini një Përgjigje