TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 21:36

Daku ia dedikon dopietën Manajt: Golat shkojnë për vllaun Rey, dashtë Zoti lëndimi është i lehtë

Shkruar nga Pamfleti

Daku ia dedikon dopietën Manajt: Golat shkojnë për vllaun Rey,

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme me fanelën e Rubin Kazanit, teksa shënoi dopietë në triumfin 2-1 ndaj Spartakut të Moskës në kampionatin rus.   

27-vjeçari ka vendosur që këtë dopietë t’ia dedikojë bashkëlojtarit të Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili kaloi një moment të vështirë, duke u transportuar në spital, pas përplasjes kokë më kokë me kundërshtarin në ndeshjen e kampionatit turk mes Silvasporit dhe Goztepes, që përfundoi me rezultatin 3-1.   

Shumë i lumtur me performancën, dhe me golat! Golat shkojnë për vllaun Rey Manaj. Dashtë Zoti lëndimi është i lehtë!”, shkruan Daku në rrjetet sociale.   

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rei manaj

Lini një Përgjigje