TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2025, 16:55

Përballja me shkodranët, trajneri i Tiranës: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë!

Shkruar nga Pamfleti

Përballja me shkodranët, trajneri i Tiranës: Shpresoj që

Të martën në orën 16:30, Tirana do të luajë në Elbasan Arena ndeshjen delikate kundër Vllaznisë. Një kundërshtar që bardhë e bluve këtë sezon u ka shkaktuar 2 disfata dhe 1 barazim.

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi tha se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, por më të rëndësishme janë 3 pikët.

“Luajmë kundër një kundërshtari që ndoshta është në momentin e tij më të mirë, një klasike. Shpresojmë dhe jam i bindur që do bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresojmë të mos kenë atë fatin që kanë patur ndaj nesh në 3 ndeshje, sepse kemi bërë lojëra të mira pavarësisht rezultateve. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, por më të rëndësishme janë 3 pikët”, u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Për shkodranët sfida gjithashtu është përcaktuese për vendin e dytë dhe për të vijuar ndjekjen ndaj Egnatias kryesuese.

Është një ndeshje e madhe derbi dhe duhet të jemi të përgatitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Na ka ecur mirë kundër Tiranës në këtë sezon, por tani bardheblutë kanë fituar stabilitet dhe do të jetë një ndeshje ndryshe”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Lini një Përgjigje