TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 22:45

Atalanta e Gjimshitit turpëron Juventusin dhe vijon të ëndërrojë titullin kampion, ndeshja e fundit për Tiago Motën?

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta e Gjimshitit turpëron Juventusin dhe vijon të

Juventusi është mundur 0-4 nga Atalanta në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 28 në Serinë A. Takimi i sotëm ishte shansi i fundit i Juventusit që në rast fitoreje mund të hynte në garë për titullin kampion, por me këtë humbje synimi i bardhezinjve tani do jetë të sigurojnë vendin e katërt që të dërgon në Champions League. 

Goli i parë u shënua nga Mateo Retegui në minutën e 28 me 11-metërsh. Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Serinë A, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ueston MekKeni preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë dhe arbitri akordoi penallti. 

Bergamaskët e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar gol pa u mbushur ende minuta e parë. Një aksion i shpejtë i tyre u finalizua me sukses, ku Marten de Run dërgoi topin në rrjetë. 

Në minutën e 65, Davide Zapakosta shënoi golin e tretë pas një kombinimi të bukur me Sead Kolasinaç. Ademola Lukman shënoi golin e katërt pas një aksioni personal në minutën e 75. 

Atalanta pozicionohet e treta tre pikë pas Interit, ndërsa Juventusi në vendin e katërt. 
Kjo humbje turpëruese mund të jetë ndeshja e fundit për Thiago Motën në krye të stolit të Juventusit. Zhvillime të reja priten javën e ardhshme. 
 

atalanta juventus seria a

Lini një Përgjigje