TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 20:15

Ronaldo përqafon të parin por mërzitet me të dytin, 2 tifozë ndërpresin ndeshjen Turqi-Portugali për një foto me CR7 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo përqafon të parin por mërzitet me të dytin, 2

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë u ndërpre dy herë në pjesën e dytë. Shkak u bënë personat që hynë në fushë për të kërkuar një foto me Kristiano Ronaldon.

Fillimisht një djalë i vogël vrapoi me shpejtësi nga tribuna drejt qendrës së fushës, për të takuar CR7. Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte një foto me djalin e vogël, i cili më pas u largua i ndjekur nga stjuardët derisa doli vetë nga fusha e blertë.


Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje. Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi, ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin jo pa vështirësi.



kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje