TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 19:53

Portugalia i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në 1/16, CR7 hesht kritikët; Turqia për “jetë a vdekje” me Çekinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Portugalia i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në 1/16, CR7 hesht

Portugalia i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në raundin e 1/16 të Kampionatit Europian. Luzitanët kanë mposhtur Turqinë me rezultatin e pastër 0-3 dhe kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21. Aksion i rrufeshëm i ekipit të Roberto Martinez në të majtë, topi në qendër shkoi te Bernardo Silva, i cili nuk gaboi me gjuajtjen e tij.


7 minuta më vonë, Akajdin bëri një gafë të pabesueshme, duke mos parë daljen e portierit për të dërguar topin në rrjetën e portës së tij me një pasim mbrapa.


Në minutën e 56, Portugezët “futën në kasafortë” edhe golin e tretë. Ronaldo u shfaq i vetëm para portierit, por CR7 u tregua altruist dhe heshti kritikët, pasi në vend që ta gjuante vetë topin i dhuroi golin Bruno Fernnades me portën bosh.


Me këtë fitore, Portugalia renditet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Turqia mban vendin e dytë me 3 pikë. Klasifikimin e grupit F e mbyllin Çekia dhe Gjeorgjia me nga një pikë secila.

Ndeshjen e ardhshme, Portugalia do ta luajë me Gjerogjinë, ndërsa Turqia do të përballet me Çekinë, ku të dyja ekipet do të kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen më 26 qershor në orën 21:00.

portugalia turqia "euro 2024"

Lini një Përgjigje