
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit F. Portugalia ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Turqinë dhe ka hipotekuar kualifikimin në raundin e 1/16.
Luzitanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21. Aksion i rrufeshëm i ekipit të Roberto Martinez në të majtë, topi në qendër shkoi te Bernardo Silva, i cili nuk gaboi me gjuajtjen e tij.
7 minuta më vonë, Akajdin bëri një gafë të pabesueshme, duke mos parë daljen e portierit për të dërguar topin në rrjetën e portës së tij me një pasim mbrapa.
Lini një Përgjigje