TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 23:00

Romës i mjafton Shomudorov për t’u afruar me zonën Champions, ekipi i Ranierit tregohet cinik ndaj Veronës

Shkruar nga Pamfleti

Romës i mjafton Shomudorov për t’u afruar me zonën

Roma ka fituar 1-0 në “Olimpico” ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 në Serinë A. Verdhekuqtë e drejtuar nga Klaudio Ranieri e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e katërt.

Matias Shule bëri gjithçka bukur dhe asistoi për Eldor Shomurodov, i cili nuk e pati aspak të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Rezultati nuk ndryshoi as në 45 minutat e dyta, pavarësisht disa rasteve të mira që pati ekipi vendas. Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e gjashtë me 57 pikë, dy pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Bolonja, vend që të kualifikon për në Champions League sezonin e ardhshëm.

roma verona seria a

Lini një Përgjigje