TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 22:29

Barça me “dhimbje koke” pas fitores ndaj Selta Vigos, katalanasit humbasin lojtarin më të rëndësishëm në sulm

Shkruar nga Pamfleti

Barça me “dhimbje koke” pas fitores ndaj Selta Vigos,

Barcelona fitoi 4-3 në fushën e saj ndaj Selta Vigos, ku katalanasit fituan në frymën e fundit pas një përmbysjeje spektakolare. Megjithatë, kjo fitore nuk ka kaluar pa pasoja për katalanasit.

Në minutën e 78, Robert Levandovski la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij u aktivizua Gavi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se polaku ka pësuar një lëndim muskulor dhe sipas të gjitha gjasave nuk do jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit, të shtunën e ardhshme ndaj Realit.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por sulmuesi polak do mungojë të paktën 1 javë, ndaj dhe mungesa në “El Clasico” duket e sigurt. Gjithsesi, katalanasit shpresojnë që Levandovski të rikuperohet plotësisht dhe të jetë titullar në dy sfidat gjysmëfinale në Champions League ndaj Interit.

barcelona robert levandovski sulmuesi polak

Lini një Përgjigje