TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 22:43

Në Spanjë nuk kanë dyshime, Reali merr vendimin e prerë për Karlo Ançelotin

Shkruar nga Pamfleti

Në Spanjë nuk kanë dyshime, Reali merr vendimin e prerë

“The Athletic” raporton se Karlo Ançeloti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Realit të Madridit, edhe pse kontrata e tij skadon qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Realit dhe tekniku italian kanë rënë dakord që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit aktual. Edhe nëse ndodhë që Reali të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Karlo Ançeloti do të largohet sërish.

Megjithatë, për Karlon nuk do të ketë pushime të gjata, pasi interesi për të është shumë i madh, por e ardhmja e tij me shumë gjasa do jetë në Brazil. Italiani do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të Botës, ku synimi kryesor është padyshim suksesi dhe ngritja e trofeut në Botërorin e vitit 2026.

Përsa i përket Realit, trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Çabi Alonso, i cili do të ndahet me Leverkusenin në përfundim të sezonit dhe do të rikthehet në Madrid, këtë herë jo më si lojtar, por si trajner.

karlo ançeloti trajneri italian real madrid

Lini një Përgjigje