TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 20:19

Rikthehen ethet e “EURO 2016?” Në Europianin e Gjermanisë kombëtarja mund të luajë derbin e shqiptarëve në stadiumin e Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen ethet e “EURO 2016?” Në Europianin e Gjermanisë

Të gjithë ëndërrojnë fitoren e Shqipërisë kundër Spanjës dhe fitoren minimale të Kroacisë ndaj Italisë. Një skenar i tillë të hënën do të kualifikonte Shqipërinë si të dytën e grupit B në Europian.

Në rast se Kombëtarja e mbyll si vend i dytë, atëherë do të ndeshet me vendin e dytë të grupit A. Atë pozicion duket se e ka blinduar Zvicra.

Kështu në Berlin më 29 qershor do të shihnim një derbi shqiptarësh. Kujtojmë se te Zvicra gëzojnë fanelën e titullarit dyshja Xhaka-Shaqiri.

Një përballje e tillë nuk është e panjohur për historinë e Europianëve. Kjo pasi në vitin 2016, Shqipëria debutonte pikërisht kundër Zvicrës. Ajo ndeshje fitohej nga helvetët me rezultatin minimal 1-0.

 

kombëtarja shqiptare zvicra "euro 2024"

Lini një Përgjigje