TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 19:55

"EURO 2024"/ Polonia i thotë lamtumirë Europianit, Austria një hap larg kualifikimit në 1/16

Shkruar nga Pamfleti

"EURO 2024"/ Polonia i thotë lamtumirë Europianit, Austria

Polonia i thotë lamtumirë Europianit. Skuadra e Robert Levandovskit është mposhtur nga Austria me rezultatin e pastër 1-3, duke bërë që të jetë austriakët ata që janë shumë pranë kualifikimit në raundin e 1/16.

Austriakët kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë.

Kapiteni Gernot Trauner realizoi një gol të bukur me kokë, duke ndezur festën e tifozëve austriakë në shkallët e stadiumit “Olympiastadion” të Berlinit.

Në minutën e 30, Polonia barazoi shifrat. Një aksion perfekt u finalizua më së miri nga “bomberi” Kristof Piatek, i cili me një lëvizje të bukur i krijoi vetes hapësirë në zonë, nga ku lëshoi një goditje e cila u ndal në rrjetë.

Skudra e drejtuar nga Ralf Regnik dominoi ndeshjen që prej fillimit të pjesës së dytë dhe gjithë përpjekjet më në fund u shpërblyen në minutën e 66. Një aksion perfekt i “Shqiponjave” austriake u finalizua më së miri nga Kristof Baumgartner, me këtë të fundit që mposhti lehtësisht portierin Shezni.

Në minutën e 78, austriakët realizuan edhe golin e qetësisë. Arnautoviç nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Austria renditet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Polonia mban vendin e fundit në grupin D më 0 pikë.

Ndeshjen e fundit, Austria do ta luajë me Holandën, ndërsa Polonia do të përballet me Francën. Të dyja këto sfida do të zhvillohen më 25 qershor në orën 18:00.

 

austria polonia "euro 2024"

Lini një Përgjigje