TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 18:48

Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në Berlin, Polonia dhe Austria bëjnë paqe

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në Berlin, Polonia dhe

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit D në “EURO 2024”. Polonia dhe Austria i kanë mbyllur këto 45 minuta në barazim 1-1.

Austriakët kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë.

Kapiteni Gernot Trauner realizoi një gol të bukur me kokë, duke ndezur festën e tifozëve austriakë në shkallët e stadiumit “Olympiastadion” të Berlinit.

Në minutën e 30, Polonia barazoi shifrat. Një aksion perfekt u finalizua më së miri nga “bomberi” Kristof Piatek, i cili me një lëvizje të bukur i krijoi vetes hapësirë në zonë, nga ku lëshoi një goditje e cila u ndal në rrjetë.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

polonia austria "euro 2024"

Lini një Përgjigje