TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 16:54

Sllovakia nga “parajsa” në ferr”, Ukraina mposht me përmbysje sllovakët dhe mban gjallë ëndrrën e kualifikimit

Shkruar nga Pamfleti

Sllovakia nga “parajsa” në ferr”, Ukraina mposht me

Sllovakia përfundon nga “parajsa” në ferr”. Ekipi i drejtuar nga Françesko Kalcona është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Ukraina, duke “hedhur në erë” kualifikimin për në raundin e 1/16.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17 me Ivan Shranz. 30-vjeçari i Slavias së Pragës në kampionatin çek, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Avantazh tepër i rëndësishëm për kombëtaren e Sllovakisë, që ka hedhur një hap drejt fitores së dytë dhe sigurimit të një bilete në 16 ekipet më të mira në “Gjermani 2024”.

Në minutën e 54, Ukraina barazoi shifrat. Zinçenko hodhi një top tokazi në qendër të zonës dhe gjeti Shaparenkon, i cili goditi dhe nuk gaboi.

Në minutën e 80, ukrainasit hodhën një top i gjatë drejt zonës për Jarençuk, ku ky i fundit e kontrrolloi mirë topin dhe goditi duke shënuar dhe i dhënë fitoren që i mban gjallë të tijve ëndrrën e kualifikimit për në raundin e 1/16.

Me këtë fitore, Ukraina ngjitet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Sllovakia dhe Rumania, ndërsa klasifikimin e grupit E e mbyll Belgjika me 0 pikë.

Ndeshjen e fundit, Ukraina do ta luajë përballë Belgjikës, ndërsa Sllovakia do të ndeshet me Rumaninë. Të dyja këto sfida do të luhen më 26 qershor në orën 18:00.

sllovakia ukraina "euro 2024"

Lini një Përgjigje