TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 15:49

Përfundon pjesa e parë/ Sllovakia mposht Ukrainën dhe hipotekon kualifikimin në 1/16 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Sllovakia mposht Ukrainën dhe hipotekon

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së dytë të grupit E. Sllovakia ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Ukrainën dhe ka hipotekuar kualifikimin për në raundin e 1/16.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17 me Ivan Shranz. 30-vjeçari i Slavias së Pragës në kampionatin çek, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Avantazh tepër i rëndësishëm për kombëtaren e Sllovakisë, që ka hedhur një hap drejt fitores së dytë dhe sigurimit të një bilete në 16 ekipet më të mira në “Gjermani 2024”.

Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukura të dueleve të para në grup në “EURO 2024”. Skuadra e Françesko Kalconas mposhti Belgjikën në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

sllovakia ukraina "euro 2024"

Lini një Përgjigje