TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 13:44

“Vrite, helmoje, që shqiptari të mos ekzistojë”, a do të bllokojë Serbia Europianin nga thirrjet ultranacionliste

Shkruar nga Pamfleti
“Vrite, helmoje, që shqiptari të mos ekzistojë”, a do
Foto Ilustrim

Pas thirrjeve “Kosova është Serbi” në stadiumin “Veltins Arena”, ultra-nacionalistë serbë brohoritën kundër shqiptarëve edhe në derbin ballkanin me Slloveninë, të zhvilluar në “Allianz Arena” të Mynihut.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga koha e rregullt, siç kuptohet edhe nga pamjet (Oblak sapo ka shmangur një rrezik në zonën e Sllovenisë), në sfond dëgjohet kori i ultrasve serbë që thërrasin: “Vrite, helmoje, që shqiptari të mos ekzistojë”.

Një skenë turpi, për të cilën UEFA duhet të ndërhyjë dhe Federata Serbe e Futbollit të mbajë përgjegjësi. E të mendosh që fill pas ndeshjes së kuqezinjve me Kroacinë, ishte po kjo federatë që kërcënoi me bojkotin e Euro 2024 për thirrjet e pretenduara kundër serbëve të tifozëve kroatë dhe atyre shqiptarë.

Mbështetësit e Serbisë, në fakt, e shfaqën “lëkurën” edhe me sendet e hedhura drejt lojtarëve sllovenë, pas golit të shënuar nga Zan Karnicnik.

“Zëri” i stadiumit u detyrua të ndërhynte në 10 minutat e fundit, duke paralajmëruar të pranishmit që të mos hidhnin asgjë në fushë.

Reagimi në rrjetet sociale i të pasionuarve të futbollit, që e panë ndeshjen në TV ishte i ashpër: “E neveritshme!”, “Tifozët serbë janë një turp”…

 

euro2024

Lini një Përgjigje