TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 16:17

Kuqezinjtë stërviten nën reshjet e shiut, Shqipëria vijon përgatitjet për “finalen” me Spanjën

Shkruar nga Pamfleti

Kuqezinjtë stërviten nën reshjet e shiut, Shqipëria vijon

Kombëtarja shqiptare ka zbritur paraditen e sotme në fushën stërvitore në Kaiserau ku po përgatitet për ndeshjen e rradhës në kampionatin Europian.

Ditën e hënë kuqezinjtë do të kenë një përballje vendimtare me Spanjën në stadiumin e Dyseldorfit, ku do të vendosen fatet e kuqezinjve në këtë Europian. Ditën e sotme, lojtarët e kombëtares u stërvitën në reshjet e shiut.

Përgjithësisht në kombëtare ka një ndjenjë optimizmi për sfidën e fundit me kryesuesit e grupit, që mbrëmjen e djeshme mposhtën 1-0 Italinë.

Megjithëse duket një mision i pamundur, kuqezinjtë do tentojnë gjithçka për të siguruar një kualifikim për më tej.

Siç është situata në grupin B, Shqipërisë i duhet me patjetër fitorja dhe 3 pikët, si dhe të shpresojë në një rezultat negativ të Italisë ndaj Kroacisë. Por edhe nëse Shqipëria dhe Italia fitojnë, kombëtarja jonë mund të kalojë më tej si e treta më e mirë.

kombëtarja shqiptare ndeshja me spanjën

Lini një Përgjigje