
Epik ishte reagimi i mbretit Filip të Spanjës, kur mësoi moshën e futbollistit Lamin Yamal, i cili ka hyrë në historinë e Kampionateve Europiane, duke u bërë futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti.
Ylli i Barcelonës dhe Spanjës ishte po ashtu dhe një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e Euro 2024 kundër Italisë, ku iberianët fituan për të kaluar në fazën tjetër.
Pas ndeshjes Mbreti i Spanjës zbriti në dhomën e zhveshjes për të folur dhe përgëzuar lojtarët, ku dhe ka pyetur Yamal për moshën.
Mbreti Felipe VI shtrëngoi duart me të gjithë lojtarët duke i përgëzuar dhe kur arriti në Yamal, e pyeti: “Sa vjeç je?”.
Yamal u përgjigj se ai është vetëm 16 vjeç dhe Mbreti i shtangur vuri duart në kokë i surprizuar.
Të gjithë në dhomën e zhveshjes shpërthyen duke qeshur me reagimin e fytyrës së Mbretit dhe tashmë ky reagim është bërë viral në rrjetet sociale.
Ylli i ri i Barcelonës, ka qenë titullar në sfidën e Spanjës kundër Kroacisë, duke vendosur rekordin e ri të turneut e duke hyrë kështu në historinë e Kampionateve Europiane si futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti.
Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga polaku Kacper Kozlovski, i cili kishte luajtur në moshën 17 vjeç e 246 ditë.
Lavin Yamal është me origjinë nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale, por luan në Barcelonë që kur ishte fëmijë. Ai ka lindur më 13 korrik 2007 në Barcelonë.
La réaction du Roi d’Espagne qui réalise que Lamine Yamal a 16 ans ???? pic.twitter.com/vHHDpmQ9xK
— Barça News (@BarcaNewsFRA) June 20, 2024
Lini një Përgjigje