
Nuk ka shumë për të thënë sa u takon përballjeve të mëparshme mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani flasin të gjitha për iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore. Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.
Për herë të parë, Shqipëria është përballur me Spanjën me 3 dhjetor 1986 në ndeshjen e vlefshme për Evropianin, dhe kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2.
Më 18 nëntor 1987, përsëri Shqipëria pësoi humbje me rezultatin 5-0.
Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen e fundit, është lënë jashtë listës së Europianit nga trajneri Silvinjo.
Më 22 prill 1992, Spanja fitoi me rezultatin 3-0.
22 shtator 1993, Shqipëria u mund me rezultatin 1-5.
Përballja e fundit ka qenë më 2006, ku Shqipëria u mund me rezultatin 0-2.

Lini një Përgjigje