
Brentfordi është bërë ekipi i parë i Premier Ligës në histori që shënon në minutën e parë në tre ndeshje radhazi.
Ekipi i drejtuar nga trajneri danez, Tomas Frank kaloi në epërsi 1-0 kundër Uest Hemit këtë të shtunë pas vetëm 38 sekondash me Brajan Mbeump.
Po sulmuesi nga Kameruni, shënoi pas 23 sekondash kundër Tottenhamit, në ndeshjen e luajtur shtatë ditë më parë.
Në ndeshjen e 14 shtatorit, Brentfordi ndëshkoi pas 22 sekondash kampionët e Anglisë të Mançester Sitit, me anë të Uisas. Një rekord me të vërtetë i veçantë, në një kampionat si Premier Liga.
Lini një Përgjigje