
Interi u rikthye te suksesi në kampionat, pas zhgënjimit të madh në derbi. Zikaltërit triumfuan 2-3 ndaj UdineZes, në ndeshjen e luajtur në “Friuli”.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e parë, me anë të Fratezit, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Darmian. Vendasit ishin shumë agresivë dhe vendosën ekuilibrat me Kabasele, me belgun që u tregua i saktë me kokë në minutën e 35.
Kampionët e Italisë, me një zbritje të shpejtë në minutën e 47, morën përsëri epërsinë. Ishte argjentinasi Lautaro Martinez që më në fund u çlirua, duke gjetur golin e parë sezonal në Serinë A. Në fillimin e pjesës së dytë, ishte përsëri Lautaro, që me një gjuajtje me të djathtën mposhti Okoje dhe kompleton dopietën.
Goli i lukas në minutën e 83, shërbeu vetëm për statistikë. Interi i Simone Inzagit i ka synimet e qarta këtë sezon, teksa kërkon që të mbrojë titullin kampion. Deri më tani, skuadra numëron 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Ndeshja e radhës për ekipin nga Milano është në shtëpi, ndaj një kundërshtari si Torino.
Në krahun tjetër, e ka nisur mirë sezonin edhe Udine, që gjendet në 10 skuadrat e para në klasifikim. Takimi i radhës për bardhezinjtë është ndaj Leçes.
Lini një Përgjigje