
Presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muamed Sejdini, është sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, teksa thuhet se ngjarja ka ndodhur në një restorant të quajtur “Ballkanika Rustikana” në Shkup.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës i cili në një prononcim për mediat vendase ka deklaruar: “Duke dalë nga restauranti pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij.”
Arsyet për këtë sulm ende nuk bëhen të ditura, por Policia e Shkupit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Presidenti Sejdini ndodhet në komisariatin e Shkupit për procedura të mëtejshme, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj.
Nën drejtimin e Sejdinit, futbolli në Maqedoninë e Veriut ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, megjithatë shpesh ka zëra kundër tij në krye të Federatës.
Lini një Përgjigje