
Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Njukasëllit në transfertë.
Skuadra e Guardiolës u vendos në kërkim të golit që në fillim, duke treguar dëshirë të madhe për fitore. Mysafirët rezistuan deri në minutën e 35, teksa pas disa pasimesh të shpeshta, “Qytetarët” thyen prapavijën kundërshtare. Nga brenda zonës, goditja tokazi e Gvardiol gjeti të papërgatitur portierin Pop.
Njukasëlli nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë lëshoi sinjale të qarta. Në minutën e 65, portieri Ederson ndërhyn ndaj Gordon, duke shkaktuar penallti në dëm të kampionëve të Anglisë. Nga pika e bardhë nuk mundi të gabonte sulmuesi anglez Gordon, duke dërguar shifrat në 1-1.
Në minutën e 72, Foden flirton me golin, por vetëm kaq. Pavarësisht presionit dhe 7 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshueshëm, me skuadrat që ndan pikët.
Lini një Përgjigje