TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2024, 17:38

Sulmuesi shqiptar bën bomberin te Dinamo e Bukureshtit, 27-vjeçari realizon 6 gola në 11 javë kampionat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar bën bomberin te Dinamo e Bukureshtit, 27-vjeçari

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, po kalon një moment mjaft të mirë me Dinamon e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.

27-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28 në duelin ndaj Botosanit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0 për vendasit.

Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Selmanin, në 11 javë të luajtura. Shqiptari i Kosovës, është shndërruar në një lider te ekipi i tij, që në 10 javë ka siguruar 16 pikë dhe është pozicionuar ndër ekipet pretendente për titullin kampion. 

astrit selmani sulmuesi shqiptar dianmo e bukureshtit

Lini një Përgjigje