TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2024, 18:24

Arsenali fiton me vuajtje ndaj Leisterit, Çelsi ëndërron me një Palmer historik

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali fiton me vuajtje ndaj Leisterit, Çelsi ëndërron me

Premier Liga zbriti në fushë këtë të shtunë për ndeshjet e radhës. Arsenali vuan por triumfon  4-2 ndaj Leisterit në shtëpi.

Gjërat u menduan se do të ishin të lehta për londinezët, pasi kaluan në epërsi të dyfishtë. Martineli dhe Troshard realizuan në pjesën e parë, duke bërë që ekipi i Artetës të shkonte në dhomat e zhveshjes i qetë.  Mysafirët e Leister u rifutën në lojë me dopietën e Justin. Arsenali  ia doli të merrte 3 pikët, pas golit të Troshard në kohën shtesë, ndërda në fund pati kohë edhe për një gol të Haverc.

Në ndeshjen tjetër, Çelsi koleksionon fitoren e tretë radhazi. Blutë e Londrës mundën 4-2 Brajtonin, në një ndeshje spektakolare. Të katër golat e ekipit të drejtuar nga Enzo Mareska u shënuan nga Palmer, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon katër gola në pjesën e parë në minutat 21, 27, 31 dhe 41.

Evertoni i Armando Brojës mposhti me rezultatin 2-1 Kristal Palas dhe Fulhemi triumfoi në transfertë me Notingamin 0-1

Dueli mes Brentfordit dhe Uest Hemit u mbyll 1-1.

arsenal çelsi leister premier liga

Lini një Përgjigje