TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 23:00

Reali hakmerret ndaj Benfikës dhe kalon në 1/16, PSG-ja kualifikohet me barazim; Juvja dhe Gallata e zgjidhin në shtesë!

Shkruar nga Pamfleti

Reali hakmerret ndaj Benfikës dhe kalon në 1/16, PSG-ja kualifikohet

Përfundojnë tri takimet e fundit për “play-off”in në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Reali mposhti me rezultatin 2-1 Benfikën dhe është kualifikuar për në raundin e 1/16. Madrilenët janë hakmarrë ndaj portugezëve dhe ish-trajnerit të tyre Zhoze Murinjo pas asaj humbjeje poshtëruese në fazën e Ligës me rezultatin 4-2.

Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të portugezëve, ishte Rafa Silva që dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht Raul Asencio për pak shënoi gol, por Kurtua bëri një super pritje, më pas erdhi goditja e Silva që përfundoi në rrjetë.

Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me Aurelien Çuameni. Francezi shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Federiko Valverdes. Kujtojmë që ndeshja e parë në Lisbonë përfundoi 0-1 për Realin e Madridit.

Në “Parc des Princes”, PSG-ja dhe Monako u ndanë në barazim 2-2, duke bërë që parizienët të ishin ata që do të prisnin biletën për në raundin e 1/16. Skuadra nga Principata gjeti avantazhin në fund të pjesës së parë me Maghnes Akliushe.

Në minutën e 59, Monako mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mamdu Kulibali.

Kampionët në fuqi të Europës përfituan nga inferioriteti numerik i miqve dhe barazuan rezultatin në minutën e 60 me Markinjos.

6 minuta më vonë, Kviça Kvaratshkelia gjeti edhe golin e qetësisë për parizienët, duke i dhënë ekipit të drejtuar nga Luis Enrike kualifikimin në 1/16.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Monako barazoi shifrat me Xhordan Teze në minutën e 90 por goli i tij vlejti vetëm për statistikë, pasi parizienët fituan në ndeshjen e parë 2-3 në transfertë.

Në “Allianz Stadium”, Juventusi mposhti 3-0 Gallatasarajin, duke bërë që kualifikimi mes 2 ekipeve të vendoset në shtesë.

Manuel Lokateli zhbllokoi shifrat për bardhezinjtë në minutën e 37-të, pas një faulli të Lukas Torreiras në zonë ndaj Kefren Turam.

Bardhezinjtë e nisin shumë keq pjesën e dytë, duke mbetur me një lojtar më pak. Lloid Kelli u ndëshkua me karton të kuq të çuditshëm, pas një kontakti në mesfushë me Jilmaz.

Në minutën e 70-të, Federiko Gati ndoqi aksionin deri në fund dhe u gjend në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Kujtojmë se ndeshjen e parë në Stamboll, turqit fituan 5-2.

Lini një Përgjigje