TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 22:13

Blater sulmon pasardhësin e tij: Infantino e ka kthyer FIFA-n në një diktaturë

Shkruar nga Pamfleti

Blater sulmon pasardhësin e tij: Infantino e ka kthyer FIFA-n në

Pak më shumë se katër muaj para nisjes së Kupës së Botës, ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka lëshuar akuza të forta ndaj pasardhësit të tij, Xhani Infantino. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, 89-vjeçari zviceran kritikoi ashpër drejtimin aktual të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Blater ngriti shqetësime për mënyrën se si po menaxhohet FIFA, duke e cilësuar drejtimin e saj si të përqendruar plotësisht në duart e presidentit aktual.

Çfarë është FIFA sot? Gjithçka shkon tek Infantino; është një diktaturë”, u shpreh Blater, duke e akuzuar kreun aktual për mungesë transparence dhe menaxhim autoritar.

Këto deklarata përbëjnë një përshkallëzim të toneve kritike nga ish-drejtuesi i FIFA-s, i cili prej kohësh ka shprehur rezerva ndaj drejtimit të ri të organizatës.

Blater komentoi gjithashtu organizimin e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, duke e parë me skepticizëm ndikimin e politikës në këtë ngjarje sportive. Ai përmendi edhe raportin mes Infantinos dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Trump do të orkestrojë një gjetje publicitare, në fakt po e bën, dhe për këtë arsye i duhet një mik i ri, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, edhe pse termi ‘bashkëpunëtor’ është më i përshtatshëm se ‘mik’”, deklaroi Blater.

Këto komente sugjerojnë shqetësimin e tij për një ndërthurje të mundshme mes politikës dhe sportit në prag të turneut.

Duke iu referuar zhvillimeve në SHBA, Blater u shpreh se situata aktuale në vend e shqetëson. Ai përmendi ngjarjet në Mineapolis, duke i krahasuar me debatet dhe polemikat që shoqëruan organizimin e Botërorit 2022 në Katar.

Ajo çfarë ndodhi në Mineapolis është më keq se gjithçka ndodhi në Katar, vendi organizator i Botërorit 2022”, u shpreh ai, pa dhënë detaje të mëtejshme në intervistë për kontekstin e deklaratës.

Megjithatë, Blater theksoi se është kundër bojkotit të Kupës së Botës dhe shprehu shpresën që sporti të mbizotërojë mbi politikën.

Shpresoj që futbolli të prevalojë mbi politikën dhe qetësia të kthehet në momentin që kompeticioni të nisë në SHBA. Jam kundër bojkotit të Botërorit”, përfundoi ish-presidenti i FIFA-s.

sep blater xhani infantino fifa

Lini një Përgjigje