
Lajmi që qarkullonte prej orësh është konfirmuar zyrtarisht: Kilian Mbape nuk do të jetë i disponueshëm për përballjen e mbrëmjes mes Realit të Madridit dhe Benfikës në “Santiago Bernabéu”, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të “playoff”-it në Champions League.
Sulmuesi francez vuan nga një problem në gju, dëmtim që jo vetëm e përjashton nga sfida e sotme, por pritet ta mbajë jashtë edhe në përballjen e kampionatit kundër Getafes, e planifikuar për të hënën.
Vendimi u bë publik nga trajneri i madrilenëve, Alvaro Arbeloa, i cili shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen vendimtare. Mbape nuk figuron as në stol për këtë përballje.
“Los Blancos” presin Benfikën me avantazhin 1-0 të siguruar në ndeshjen e parë në Lisbonë, falë golit të realizuar nga Vinícius Zhunior. Skuadra madrilene synon të mbrojë epërsinë për të siguruar kualifikimin në fazën e radhës të kompeticionit.
Portierë: Kurtua, Lunin, Fran Gonzalez
Mbrojtës: Karvahal, Alaba, Aleksndër-Arnold, Asencio, Karreras, Fran Garsia, Rudiger, Mendi
Mesfushorë: Kamavinga, Valverde, Çuameni, Arda Gyler, Kestero, Manuel Angel, Palasios, hiago
Sulmues: Vinicius Zhunior, Gonzalo Garsia, Brahim Díaz, Mastantuono
Mungesa e Mbape përbën një goditje për repartin ofensiv të Realit të Madridit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do ta menaxhojë stafi teknik këtë situatë në një ndeshje me peshë për sezonin europian të skuadrës.
Lini një Përgjigje