TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 20:52

Champions League/ Atalana bën mrekullinë, bergamaskët realizojnë “remuntadën” e madhe dhe presin biletën për 1/16

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Atalana bën mrekullinë, bergamaskët

Atalanta ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Borusias së Dortmundit, duke fituar 4-1 në ndeshjen e kthimit të fazës “play-off” të Champions League, të zhvilluar në Bergamo. Pas humbjes 2-0 në “Signal Iduna Park”, skuadra italiane siguroi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Skuadra e drejtuar nga Xhan Piero Gasperini e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti avantazhin që në minutën e 5-të. Pas një topi të dërguar nga Nikola Zalevski dhe një largimi jo të saktë nga Remi Bensebaini, ishte Xhanluka Skamaça që përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 24-të, Atalanta iu afrua golit të dytë, por goditja e Zalevskit u ndal nga portieri Gregor Kobel. Edhe Dortmundi krijoi rastin e tij në minutën e 30-të me Julian Brandt, por Marko Karnezeki reagoi me një pritje vendimtare.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Davide Zapakosta dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me rezultatin 2-0 për vendasit.

Dortmundi tentoi të rikthehej në lojë në minutën e 53-të, por goditja e Julian Brandt u ndal nga shtylla. Katër minuta më pas, Atalanta realizoi edhe golin e tretë. Marten de Run krosoi në zonë, ndërsa Mario Pashaliç shënoi me kokë për 3-0.

Skuadra gjermane reagoi në minutën e 75-të, kur Karim Adejemi, i aktivizuar si zëvendësues, shënoi pas një aksioni individual dhe një goditjeje të saktë brenda zonës, duke rihapur sfidën.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, një episod vendimtar ndryshoi fatin e saj. Një pasiguri e portierit Gregor Kobel dhe më pas ndërhyrja e rrezikshme e Remi Bensebaini ndaj Krstoviç çuan në akordimin e një penalltie për Atalantën. Mbrojtësi i Dortmundit, i ndëshkuar më herët me karton të verdhë, u përjashtua me kartonin e dytë, ndërsa vendimi u shoqërua me protesta nga lojtarët gjermanë.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lazar Samarxhiç, i cili vulosi fitoren 4-1 dhe kualifikimin e Atalantës në fazën e 1/16-ave të Champions League.

atalanta borusia dortmund champions league

Lini një Përgjigje