TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 22:35

“Beshiktashi kërkoi informacione nga unë për të”, futbollisti i Serisë A zbulon prapaskenat me Kristjan Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

“Beshiktashi kërkoi informacione nga unë për

Transferimi i Kristjan Asllanit te Beshiktashi gjatë merkatos së janarit u konsiderua deri diku surprizë, duke qenë se mesfushori shqiptar kishte refuzuar më herët oferta nga klube jashtë Italisë. Megjithatë, sipas deklaratave të fundit, klubi turk ka pasur një ndërmjetës të rëndësishëm në procesin e bindjes së lojtarit.

Bëhet fjalë për Emirhan Ilkhan, futbollistin turk të Torinos, i cili në një intervistë për “TRT Spor” ka zbuluar se drejtues të Beshiktashit e kishin kontaktuar për të marrë informacion mbi mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas Ilkhanit, përfaqësues të klubit nga Stambolli e kanë pyetur për karakteristikat sportive dhe personale të Asllanit, përpara se të konkretizohej marrëveshja.

Asllani ishte një nga njerëzit me të cilët shkoja më mirë në skuadër. Persona nga Beshiktashi më kontaktuan para transferimit të tij, ata më kërkuan informacione. Teknika e tij është e nivelit më të lartë. Unë shpresoj që të jetë shumë i suksesshëm te Beshiktashi”, është shprehur Ilkhan.

Deklaratat sugjerojnë se klubi turk ka kërkuar informacion të detajuar përpara se të finalizonte afrimin e mesfushorit shqiptar.

Futbollisti turk ka bërë të ditur gjithashtu se edhe vetë Asllani i kishte kërkuar mendim dhe këshilla përpara transferimit.

I tregova për tifozët e Beshiktashit, Stambollin apo ambientet e klubit. Ia tregova gjërat edhe me detaje”, ka deklaruar Ilkhan.

Këto komunikime lënë të kuptohet se Ilkhan ka luajtur një rol lehtësues në procesin e afrimit të mesfushorit shqiptar në Superligën turke.

kristjan asllani mesfushori shqiptar emirhan ilkhan beshiktash

Lini një Përgjigje