TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 12:35

Task-Forca për krimet zgjedhore/ Braho i përgjigjet Strazimirit: Nuk është kompetenca jonë të bëjmë vlerësime!

Shkruar nga Pamfleti
Task-Forca për krimet zgjedhore/ Braho i përgjigjet Strazimirit: Nuk
Klodian Braho

Pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe akuzat për përdorimin e sistemit të patronazhimit u vunë në qendër të debatit në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku ishte thirrur në një seancë dëgjimore kreu i SPAK, Klodian Braho.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, kritikoi punën e Task-Forcës për krimet zgjedhore, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj vlerësimit se kjo strukturë kishte pasur efekt parandalues gjatë procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, Braho theksoi se ky nuk ishte një konstatim i SPAK, por një vlerësim i përfshirë në raportin e OSBE-ODIHR, duke nënvizuar se Prokuroria e Posaçme nuk ka kompetencë të japë vlerësime mbi procesin zgjedhor.

Gent Strazimiri: Efekti i një veprimi jo etik kur vjen nga kryeministri në fushatë elektorale që quan kinezëri kodin zgjedhor, që iu thotë policëve, mësuesve, mblidhni votat për PS, u thotë votuesve të opozitës, nëse votoni prapë për PD asnjë kokërr leku nuk keni për të pas. Këto janë veprime joetike, por janë frymëzimi nga kreu më i lartë i ekzekutivit dhe konvertohet në vepra penale në mënyrë masive, aq sa siç shprehet raporti i OSBE-ODIHR, thotë humbet vija e mes shtetit, administratës dhe partisë në pushtet. Aty ke pafund vepra penale të parashikuara apo të paparashikuara në kod po të duash të punosh. Patronazhimi nuk është vepër penale, mënyra se si realizohet, fakti që AKSHI ka përgatitur manual për tua shpërndarë armatës së PS. Mund të thuash që kemi vakum, por ti se thua që kemi vakum në kodin penal për këtë punë. Më jep instrumentet. Ajo që më thua dhe që më revolton, është fakti që e konsideroni që ka pasur efekt parandalues. Se çfarë u parandaluar ta thotë OSBE-ODIHR. Që në 2025 nis patronzhimi dhe se si rriten rekomandimet. Aty tregohet se sa rëndë është situata. Raporti të tregon ku është tumori, këtu jo, është i shëndetshëm. U përpoq SPAK të lexojë riskun më herët dhe të koordinojë reagimin. OSBE të thotë SPAK dhe policia dhe çdo organ që kishte detyrë të hetonin ishin zhgënjyes. Vetëm 5 procedime janë dërguar në gjykatë. Sa kanë qenë denoncime që gishtin e vënë tek qeveria dhe sa tek opozita.

Klodian Braho: Nuk është kompetenca jonë të bëjmë vlerësime të procesit zgjedhor. Nëse do t’i referoheni raportit, do i referoheni po atij raporti që strategjinë për parandalimin e krimit zgjedhor për SPAK pati efekt parandalues. Është vlerësim i raportit. SPAK nuk vendos se si një institucion duhet të bëjë referimin, SPAK ka detyrën të vlerësojë çdo referim që vjen nga secili institucion dhe nuk i imponohemi ne policisë apo institucioneve se si duhet ta bëjnë referimin dhe s cili subjekt është i kallëzuar në referim nuk e kemi të dhënë në sistem. Për ne s’ka rëndësi se cili subjekt është i kallëzuar, ka rëndësi kush kallëzon dhe çfarë provash ka.

task forca per krimet zgjedhore gent strazimiri spak

Lini një Përgjigje