
Ditën e sotme është bërë publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo për dy sfidat e këtij muaji. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë më 7 shtator dhe Polonisë më 10 shtator.
Dy takime mjaft të rëndësishme, ku kuqezinjtë kërkojnë makismumin e pikëve për të realizuar “fluturimin” drejt Gjermnanisë për “EURO 2024”.
Sulmuesi Mirlind Daku është përzgjedhur nga trajneri brazilian për të qenë pjesë e Kombëtares kuqezi në ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë.
Më herët ai ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa për herë të parë do të jetë pjesë e Shqipërisë.
Futbollisti i emocionuar për këtë ftesë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Daku ka ndarë një foto të tijën në moshë të vogël, teksa shihet i veshur me fanelën kuqezi me mbishkrimin: Since day one !!!!!???????? ( Që nga dita e parë !!!!!????????)
Kështu ai nënkupton se që në fëmijëri është ndjerë shqiptar dhe se gjithmonë ka dëshiruar të luajë për kombëtaren tonë.
Lini një Përgjigje