
Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Erzenit dhe Vllaznisë në Rrogozhinë është shoqëruar me polemika dhe protesta. Nga një anë kanë qenë shijakasit që kanë vazhduar protestat për penalltinë që nuk u dha në favor të tyre në pjesën e parë.
Por nga ana tjetër, ka qenë Bekim Balaj, i cili është shfaqur shumë i inatosur me kryesoren Emanuela Rusta si dhe me vijërojtësin, duke qenë i pakënaqur për vendimet që kanë marrë gjatë ndeshjes.
Balaj ka protestuar ashpër pranë tyre, duke bërë që të vraponin shpejt në fushë edhe stjuardët dhe të rrethonin dy “xhaketat e zeza” për t’i shoqëruar në dhomat e zhveshjeve në pushimin e ndeshjes, ndërsa edhe sulmuesi shkodran u largua shumë i tensionuar nga fusha e lojës.
Lini një Përgjigje