TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 16:20

Penalltia e munguar për Bolonjën në ndeshjen me Juven, publikohet komunikimi i arbitrit kryesor me VAR-in

Shkruar nga Pamfleti

Penalltia e munguar për Bolonjën në ndeshjen me Juven, publikohet

“Nuk po e pezulloj Di Bello, nuk po kryqëzoj askënd”. Duke ndërhyrë nga “Coverciano”, Xhanluka Roki, dizenjatori i AIA-s, u kthye në episodin e shumëdiskutuar me Ndoje në qendër, në ndeshjen e fundit Juventus-Bolonja.

Në fokus penalltia e munguar për bolonjezët për një faull që u duk më qartë dy hapa larg portës. Por kulmi erdhi pak më pas, kur drejtuesit e shoqatës së arbitrave italianë bënë publike dialogjet e Di Belos me VAR-in, ku ishin Forno dhe Avar Naska.

“Penallti e mundshme”, – ishte fjalia e parë e Forno menjëherë pas faullit të Iling-Zhunior. Menjëherë pas kësaj, vetë Forno iu kërkoi teknikëve të tregonin kënde të tjera për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi.

Këtu ndodh e pashpjegueshmja: “bilbili” 39-vjeçar thotë “jo, rri në vend, shiko” për mbrojtësin e Juventusit. “Jo për mua”, – vazhdon Naska. Të gjitha u likuiduan në pak sekonda dhe përfunduan me “kontrolli i përfunduar, nuk ka asgjë”.

“Kishte një gabim vlerësimi për shkak të një kontrolli sipërfaqësor, – komentoi Roki për incidentin. – Përgjegjësia e parë është e imja që dërgova Di Belon në Torino, por nuk është mirë ta vendosim, kryqëzojmë atë. Jemi të vetëdijshëm dhe të parët që na vjen keq kur bëjmë gabime. Natyrisht, do të ketë gabime të tjera, ne nuk jemi të pagabueshëm siç do të donin të mendonin disa.

Ky nuk është mesazhi që duhet të kalojë. Nuk e pezulloj Di Belon, sepse nuk i pezulloj arbitrat për çështje teknike. Fatkeqësisht më është dashur ta bëj për çështje sjelljeje dhe disiplinore. Ai do të mungojë më së shumti një ose dy ndeshje, pasi kam nevojë për të sepse sezoni është i gjatë”.

xhanluka roki juventus-bolonja

Lini një Përgjigje