TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 17:16

Mik Shumaker ka një dashuri të re, djali i ish-legjendës së F1 gjen lumturinë me ish-të dashurën e lojtarit të Bundesligës

Shkruar nga Pamfleti

Mik Shumaker ka një dashuri të re, djali i ish-legjendës së

Mik Shumaker ka një dashuri të re. Piloti gjerman ka nisur një lidhje me modelen daneze Laila Hasanoviç.

Vajza, që ka origjinë boshnjake dhe ka qenë finaliste në Miss Danimarka, është parë për herë të parë në krah të djalit të Shumit rreth një muaj më parë me rastin e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Çifti ka vendosur të dalë hapur, duke publikuar në rrjetet respektive sociale disa fotografi ku shfaqen bashkë dhe shumë të dashuruar.

Në fotografi shihen Mik dhe Laila në një jaht, ndërsa 22-vjeçarja mbështet kokën në shpatullën e tij. Ky imazh ndiqet nga një tjetër në të cilin modelja merr një puthje në faqe nga ish-piloti i Has.

Laila Hasanoviç ka qenë e lidhur në të kaluarën me futbollistin e Volfsburgut Jonas Uind. Ndarja erdhi në fillimin e vitit 2023.

mik shumaker piloti i formula 1 laila hasanoviç

Lini një Përgjigje