TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 16:47

Majlinda Kelmendi “mes” policisë dhe hajdutëve të bankës, “Porsche” i xhudistes përplaset gjatë ndjekjes së kriminelëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Majlinda Kelmendi “mes” policisë dhe hajdutëve të

Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Prishtinë.

Sipas “Klan Kosova”, një automjet policie ka përplasur mjetin e llojit “Poersche Macan”, të cilën po e ngiste xhudistja kampione e botës, Majlinda Kelmendi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ishte në aksion e sipër për të parandaluar një grabitje që po ndodhte në atë zonë, në një filial banke. Deri më tani nuk raporotohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sa i përket grabitjes, policia e Kosovës ka njoftuar se një prej autorëve është arrestuar, teksa personi tjetër i përfshirë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

majlinda kelmendi xhudistja kosvare kampionia e botës

Lini një Përgjigje