
Pas barazimit dramatik me Laçin në javën e parë të Abissnet Superiore, Erzeni është ndalur sërish në barazim dramatik, këtë herë nga Vllaznia me rezultatin 2-2.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh me golin e realizuar në minutën e 7. Bekim Balaj provoi me një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Shijakasit u kundërpërgjigjën dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 23. Mihana lëshoi një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e portës.
Në minutën e 59, Erzeni gjeti edhe golin që i dha fitoren dhe 3 pikët e para në këtë sezon të ri të Abissnet Superiore. Zeka provoi me një gjuajtje potente nga distanca, e cila shkoi në rrjetë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e shijakasve, Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 90. Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 90+9, shkodranët gjetën golin që do t’i jepte 3 pikët e arta, por VAR-i prishi festën e ekipit të Migen Memellit, pasi goli i Vllaznisë u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë barazim, Vllaznia ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit me 4 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e 4 me 2 pikë.
Lini një Përgjigje