TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 19:39

Pse Arteta puth gishtin e unazës sa herë mbaron pjesa e parë e ndeshjes, mediat zbulojnë arsyen romantike të gjestit të trajnerit të Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Pse Arteta puth gishtin e unazës sa herë mbaron pjesa e parë e

Arsenali e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier Ligë. Trajneri Arteta duket se ka besimin e plotë të klubit për të vijuar projektin. Teoria “besoji procesit” po funksionon, sepse Arsenali po rritet dhe këtë vit mund të fitojë titullin kampion.

Ndeshja e madhe e radhës, pas Champions League me Atalantën, do të jetë ajo e derbit të Londrës së Veriut me Totenhemin. Duke parë ndeshjet e këtij viti, tifozët e Arsenalit kanë vënë re se para çdo fund pjese të parë, trajneri Arteta puth gishtin e unazës.

Ky mund të konsiderohet ritual dhe deri më sot nuk dihej me siguri arsyeja pse spanjolli e bën këtë, por mediat më në fund e kanë zbuluar.

Arteta ka një tatuazh të shkronjës së parë të emrit të gruas së tij në gishtin e unazës dhe momenti kur e puth është një formë për t’i treguar bashkëshortes se e ka mendjen tek ajo.

Lorena Bernal, dikur Miss Spanja, sot punon si trajnere e fitnesit dhe aktore. Pas 6 vitesh lidhje, ata u martuan në vitin 2010 dhe kanë tri fëmijë së bashku, Gabriel, Daniel dhe Oliver.

mikel arteta trajneri i arsenalit

Lini një Përgjigje