TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 17:55

Jasir Asani zgjidhet në formacionin e javës, sulmuesi kuqezi realizoi 3 gola dhe një asist në Champions League Aziatike (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani zgjidhet në formacionin e javës, sulmuesi kuqezi realizoi

3 gola dhe një asist janë shifra të denja për një “top player”. Jasir Asani vërtetoi edhe njëherë se është një lojtar me shumë klas, e majta e tij nuk është aspak rastësore, por është magjike kur është në formën e duhur. Sulmuesi kuqezi udhëhoqi ekipin e tij Guangzhu në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike me një paraqitje të jashtëzakonshme.

Nota e Jasir Asanit, sipas “SofaScore” ishte mbresëlënëse, 9,9, nota më e lartë e xhiros së parë në Champions League. Jo vetëm kaq, Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës, sërish qendron në majë me notën më të lartë.

Forma e shkëlqyer e Jasir Asanit është padiskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Silvinjo. Asani ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët kyç në formacionin e tij, i pazëvendësueshëm. Në dy ndeshjet e tetorit, në transfertat kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë kërkohet një Asani në versionin e tij më të mirë për të mbajtur të gjallë objektivin për të fituar grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Jasir Asani zgjidhet në formacionin e javës, sulmuesi kuqezi realizoi

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje